Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilizohet tregu i naftës

Çmimet e naftës janë stabilizuar në sesionin e sotëm, duke iu rikthyer fitimeve, për shkak të pritshmërive se, Arabia Saudite dhe Rusia do të shtyjnë në kohë marrëveshjen për uljen e prodhimit, përtej marsit të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, eksportet rekord nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufizuar fitimet. Nafta Brent e Londrës ka fituar mbi 0.5% të vlerës dhe tregtohet pranë 56 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 50 dollarëve për fuçi.

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se, nevojitet një angazhim tjetër i OPEC dhe vendeve të tjera prodhuese, për të shtyrë përtej marsit të 2018, marrëveshjen për uljen e prodhimit, në mënyrë që raporti kërkesë-ofertë të balancohet dhe çmimet të rriten.

Deklarata vjen në vigjilje të vizitës së Mbretit Salman në Moskë. Ndërkohë, Administrata për Informimin mbi Energjinë në Shtetet e Bashkuara deklaroi se, eksportet e naftës bruto u rritën në 1.98 milionë fuçi në ditë, javën e kaluar, nga 1.5 milionë fuçi që ishte rekordi i javës paraardhëse.

Scan Tv,  05.10.2017