Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minatorët, paga jo më pak se 200% e pagës minimale

Paga e punonjësve në miniera duhet të caktohet nga kontrata e punës, por jo më pak  se 200% e pagës minimale në shkallë vendi . Ky është propozimi i deputetit të  LSI, Përparim Spahiu, i sjellë në komision e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, përmes projektligjit për statusin e minatorit. Sipas Spahiut, ky ligj parashikon pension për këtë kategori në vlerën 131% të pagës minimale .

“Projektligji parashikon pagën dhe shtesën vjetore. Paga e punonjësve përcaktohet nga kontrata e punës, por projektligji parashikon që kjo të mos jetë më pak se 200% të pagës minimale në shkallë vendi. Sa i takon pensionit, ky të jetë jo më pak se 131% i pagës minimale zyrtare. Këto janë dy termat kryesore që kanë të bëjnë me pagesën e këtyre punëmarrësve që përfitojnë këtë status”,tha Spahiu.

Më tej në projektligjin e prezantuar, Spahiu shtoi se në ligjin e ri parashikohet trajtim shëndetësor dhe social. Këto trajtime do jenë të financuar nga buxheti i shtetit, ndërsa për të punësuarit do të mbulohen nga punëdhënësi.

Scan Tv,  05.10.2017