Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lidh energjinë në mënyrë të paligjshme, vdes 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa tentonte të lidhte në mënurë të paligjshme energjinë elektrike.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Dropull, ndërsa viktimë është Vangjel Beka nga fshati Llongo.

I moshuari mësohet se është ngjitur me shkallë në një shtyllë të tensionit, por nga pakujdesi dhe padija, ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e rastiti.

Ora News,  05.10.2017