Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Punime në linjat e energjisë në Tiranë

Në disa zona në kryeqytet, gjatë ditës së nesërme pritet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e punimeve për ndërtimin e fiderit të ri 336.

Në një njoftim të OSHEE thuhet se gjatë ditë së nesërme, përgjatë orës 09:00 – 14:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rrugën “Artan Lenja”, pranë ish Parkut 21 Dhjetori, tek Fusha e Aviacionit.

“Për shkak të punimeve për ndërtimin e fiderit të ri 336, ku parashikohet të vendosen kabina dhe linja të reja 20 kV, nesër më datë  29 shtator, nga ora 09:00-14:00 do të ketë kufizime të energjisë në rrugën “Artan Lenja”, pranë ish Parkut 21 Dhjetori, tek Fusha e Aviacionit”, thuhet në njoftim.

Scan Tv,  29.09.2017