Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mazda dhe Toyota, bashkë për makinat elektrike

Toyota po themelon një sipërmarrje të re për të zhvilluar teknologjinë e makinave elektrike me partnerin Mazda, duke u përpjekur që të arrijë në të njëjtin ritëm me kompanitë rivale, për të prodhuar makinat me bateri.

Politikëbërës në tregje kryesorë si Kina,  po bëjnë thirrje të ashpër për të kaluar te makinat elektrike në dy dekadat e ardhshme, duke i vendosur nën presion prodhuesit tradicional që të formojnë planet e tyre për këto makina, në një kohë të rënies së kostos për bateritë.

Toyota deklaroi se kompania e re do të zhvillojë teknologjinë për disa kategori të makinave elektrike, përfshirë makinat e vogla, kamionçinat dhe modelet SUV.

Toyota do të ketë një zotërim prej 90% në këtë kompani,  të quajtur “EV Common Architecture Spirit”, ndërsa Mazda dhe Denso, që është furnitori më i madh i Toyota, do të kenë 5% secila.

Pas vitesh duke u fokusuar në futjen në treg të makinave me hidrogjen, Toyota krijoi një njësi vitin e kaluar për të zhvilluar makina elektrike, që drejtohet nga presidenti i firmës Akio Toyota dhe deklaroi se planifikon të prezantojë këto makina në Kinë në vitet e ardhshme.

Toyota dhe Mazda, nuk prodhojnë aktualisht makina elektrike për pasagjerë.

Toyota ka nënvizuar vargun e limituar të makinave që operojnë me bateri si një ndër barrierat kryesore.

Buxheti për Kërkim dhe Zhvillim (R&D) i Mazda është shumë më i vogël krahasuar me Toyota, duke e bërë të vështirë zhvillimin e makinave elektrike vetëm.

Pas lajmërimit, aksionet e Mazda u rritën me 3%, ndërsa Toyota mbeti e pandryshuar.

Scan Tv,  29.09.2017