Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Autobusët elektrikë, Veliaj: Për pak javë nis testimi

Së shpejti pritet të nisë testimi i autobusëve elektrikë, ku pritet të testohen edhe frekuencat në stacione.

Kështu është shprehur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj, ku ndër të tjera u shpreh se pasi të jetë kryer eksperimentimi për këto mjete të transportit publik do t’i propozohet këshillit bashkiak, ku sipas tij edhe në këtë projekt nuk do të lihen jashtë edhe operatorët privatë.

Në fjalën e tij kryebashkiaku foli edhe për punën që pritet të nisë me ndërtimin e dy terminaleve të reja në Kryeqytet

“Për pak javë do të fillojmë testimet për autobusët elektrikë. Do testohen për frekuencën nëpër stacione, pasi t’i kemi eksperimentuar do t’i propozojmë në Këshill për t’i kthyer në një shërbim publik dhe mund të negociojmë edhe me operatorët privatë  Së shpejti do të fillojmë punën për dy terminalet e Transportit në Tiranë”, tha Veliaj.

Scan Tv,  28.09.2017