Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, borxhi ulet me 18.3 miliardë lekë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka publikuar të dhënat e performacës për periudhën Janar-Gusht 2017.

Ashtu sikurse ka ndodhur edhe gjatë pjesës së parë të vitit, investimet në rrjet kanë mundësuar uljen e nivelit të humbjeve në rrjet, të cilat për tetëmujorin fiksohen në 27,5%,. Ndonëse kjo përbën një përmirësim prej vetëm 0,6% krahasuar me një vit më parë, shërben si tregues i vazhdimësisë së mirë.

Edhe niveli i arkëtimeve vijon të mbetet i lartë, ndikuar kryesisht nga skemat lehtësuese për abonentët debitorë, të cilat mundësojnë pagesën me këste të detyrimit. Në tetë muaj, ka patur rreth 42,7 miliardë lekë arkëtim.

Që prej zbatimit të reformës në Dhjetor të vitit 2014, OSHEE bën me dije se janë 339 mijë abonentë që kanë përfituar, për një vlerë totale prej rreth 200 milionë dollarësh të ulura në kamatvonesa.

Deri në Gusht është vënë re një trend në rritje i energjisë së shitur dhe asaj të faturuar. Në total, energjia e shitur kap një sasi në rritje me 2,7%, ose 1,2 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Tërësia e faktorëve që kanë ndikuar pozitivisht në performancën e këtij institucioni ka sjellë për rrjedhorë reduktimin e borxhit për fatura 2007-2014, të cilat nga 67,8 miliardë lekë një vit më parë, zbriti në 49,5 miliardë lekë.

Scan Tv,  27.06.2017