Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta sot në treg

Gjatë ditës të sotme, çmimet e naftës janë regjistruar në luhatje, duke e nisur sesionin me rritje, por duke humbur ndjeshëm terren gjatë orëve në vijim. Në këtë rubrikë ju njohim me ndryshimin e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ju tregojmë çmimin real me shumicë, me të cilin nafta del sot nga dy portet kryesore të vendit, në varësi të tendencës së çmimeve gjatë ditës së djeshme.

Rënia e theksuar e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të kaluar është reflektuar pjesërisht në tregun vendas gjatë sesionit të sotëm, për shkak të forcimit të dollarit ndaj lekut.

Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 145.05 lekë për litër, në rënie me 0.15% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.

Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës  shtetërore, që sot fiksohet në rreth 91.2 lekë për litër, ose 67% e çmimit total.  Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta futet në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.

Scan Tv,  27.09.2017