Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dibër, 16-vjeçari bie në kontakt me energjinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku një 16-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po zinte peshk në lumë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vakuf, ndërsa viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur Flori Ciku, i cili po peshkonte me gjenerator në lumin Drini i Zi.

Policia e Dibrës ka bërë me dije   se L.Ç, 16 vjeç, banues në fshatin Vakuf, Dibër, duke gjuajtur peshk me gjenerator elektrik, në lumin Drin në afërsi të fshatit Fushë-Alije, është vetëaksidentuar duke rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë  ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Peshkim i paligjshëm”, parashikuar nga nenet 301, 204, të Kodit Penal, i 35-vjecarit Leonard Begu, banues në Peshkopi, pasi ky shtetas dyshohet se ka qenë sëbashku me  16-vjeçarin .Ç, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme, dhe pasi ka ndodhur ngjarja ka fshehur disa sende të cilat janë gjetur nga policia në automjetin e tij, automjeti i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shqiptarja.com  27.09.2017