Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Importi i energjisë, KESH kërkon më shumë

Korporata Elektroenergjitë Shqiptare hapi procedurën për importin e energjisë në muajin tetor. Në dokumentet e kësaj procedure rezulton se kërkohet një sasi të paktën 4500 MW më e lartë se në muajin paraardhës.

Në të njëjtën ditë duket se edhe OSHEE ka shpallur procedurën e importit por duke kërkuar përveç plotësimit të sasisë që duhet për tetorin edhe sigurimin e ofertave për nëntorin e dhjetorin.

Procedura e KESH

KESH është duke përdorur për importet transhin e dytë të kredisë me Bankën  Botërore e cila përmes programit të Rimëkëmbjes ka një fond prej 22.4 milionë euro vetëm për rastet e emergjencës.

Subjektet e interesuara duhet të paraqesin ofertat pranë KESH deri në 27 shtator ndërkohë që vlefshmëria e tyre duhet të jetë deri në 28 shtator 2017. Periudha e importeve do të jetë nga data 1 deri në 31 tetor nga 00:00-24:00.

Në total sasia që do të importohet nga ana e KESH është 134 100 MW kurse pjesa tjetër që duhet për të plotësuar furnizimin në vend do të bëhet nga ana e OSHEE-së.

KESH në shtator kërkoi të importonte  129 600 MË energji ndërkohe që në mbyllje të procedurës u importuan vetëm 115 200 MË me një çmimi mestar prej 62.33 euro/MW dhe shuma totale e shpenzuar ishte 7.18 milionë euro.

Procedura e OSHEE

OSHEE ka hapur procedurën e saj e cila konsiston në katër lote.

Tek i pari kërkohet energji me fuqi deri në 120 MË për periudhën 1 tetor deri më 31 tetor dhe lëvrimi të bëhet përgjatë 24 orëve të çdo dite.

Në lotin 2 priten oferta për periudhën 1-31 tetor me një fuqi deri 60MW dhe për një kohë furnizimi 16 orë në ditë nga 06:00-22:00.

Në lotin e tretë operatorët e interesuar mund të ofrojnë energji me fuqi deri 100MËdhe për një kohë furnizimiN 24 orë  për periudhën nga 1 nëntori deri në 30 nëntor.

Loti i katërt parashikon furnizimin nga 1 deri në 31 dhjetor ku furnizimi të jetë 24 orë në ditë dhe me fuqi deri në 200 MË.

Jo rastësisht kompania e shpërndarjes ka përfshirë katër lote në procedurën e saj duke kërkua kombinimin e ofertave më të mira që do t’i sjellin asaj edhe kursim në fonde.

Përmirësimi disi i kushteve klimatike në vend por edhe në rajon pritet që të lehtësojë disi negociatat për sigurimin e importeve që për shtatorin shkuan deri në pesë raunde si asnjëherë më parë.

Operatorët e interesuar për të shitur tek OSHEE duhet të paraqesin ofertat e tyre deri më 28 shtator.

Kostoja financiare e importeve

Situata e thatësirës së këtij viti vuri në vështirësi kompanitë e sektorit energjetik ku peshën kryesore e mbajti OSHEE duke importuar me fondet e veta ndërkohe që KESH kishte në punë HEC-et në kaskadën e Drinit duke përpunuar vetëm prurjet minimale.

Importet nga qershori deri më tani u kanë kushtuar në total 90 milionë euro ndërkohe që kjo shifër pritet të rritet pas përfundimit të procedurave të tetorit nga KESH dhe OSHEE.

Revista monitor,  25.09.2017