Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Veliaj, revolucioni do vijë nga transporti elektrik

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në “Ditën pa makina”, deklaroi se shumë shpejt do të nisin testimet e autobusëve elektrikë.

“Do të marrim vendime që kanë të bëjnë me transportin. Policia Bashkiake do të kalojë gjithmonë e më shumë në transport me biçikleta. Në Tiranë, 200 000 makina ndosin jashtëzakonisht shumë, edhe pse nuk e shohim këtë ndotje. Do të nisim shpejt testet e autobusëve elektrikë. Karburantet do të zëvendësohen me elektricitetin. Kompanitë e transportit të investojnë në autobusë elektrikë ose ua merr bashkia punën, siç mori pastrimin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku premtoi edhe se do të shtohen hapësirat pedonale në kryeqytet.

Top Channel,  22.09.2017