Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makina elektrike e Porche-it, gati në 2019

Makina e parë elektrike e Porsche do të dalë në shitje në fund të vitit 2019, bëri të ditur prodhuesi i makinave në Frankfurt në “Motor Show”. E quajtur Mission E, makina do të ketë një çmim të ngjashme me Porsche Panamera, dhe do të ketë çmim rreth 80,000 dollarë ose më shumë në SHBA.

Mission E u zbulua fillimisht në vitin 2015, por tani është duke hyrë në fazat përfundimtare të zhvillimit përpara se të transportohet në të vërtetë, sipas Revistës së Makinave.

Mission E ka një motor krejtësisht elektrik, dhe është vendosur të zërë një vend midis Panamera dhe 911 në llojin e automjeteve Porsche. Është një makinë sportive me katër dyer, dhe po përgatitet për testet e para të prototipit publik.

Në konceptin origjinal makina elektrike kishte një motor prej 600 bhp dhe mund të ndihmojë Porsche-n që të shkojë ‘kokë më kokë’ me modelin e Tesla-s.

Scan Tv,  20.09.2017