Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Së shpejti nis llogaritja e tarifave të gazit

Së shpejti pritet  të nisin procedurat për miratimin e metodologjisë së llogaritjes të tarifave për përdorimin, transmetimin dhe shpërndarjen e gazit natyror.

Sipas vendimit të fundit, Enti Rregullator i Energjisë është organi kompetent që miraton metodologjinë dhe përcakton tarifat për përdorimin e rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes, tarifat e lidhjes me rrjetin e transmetimit ose të shpërndarjes, tarifat për aksesin në hapësirat e depozitimit dhe impiantet e GNL-së dhe tarifat e furnizimit për klientët fundorë që furnizohen në bazë të detyrimit të shërbimit publik.

Nga ana tjetër, vendimi thekson se Drejtoria e Tarifave dhe e Çmimeve të njoftojë palët e interesit për vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe mund të bëhet ankimi në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 45 ditëve kalendarike nga botimi në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i publikuar sot në Fletoren Zyrtare u miratua në mbështetje të neneve 16; 32 dhe 33 të ligjit nr. 102/2015 “Për gazin natyror”, si dhe nenit 26 të “Rregullave të organizimit, funksionimit dhe procedurave të ERE-s”, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s, nr. 96, datë 17.6.2016.

Scan Tv,  19.09.2017