Çmimet e naftës shënojnë rënie
Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme. Treguesit referencë për naftën e papërpunaur amerikane ranë me 1 për qind dhe u tregtuan me 49.90 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 55.42 dollarë për fuçi, gjithsesi jo shumë larg nivelit të tyre shumë të lartë që shënoi të enjten ku u tregtuan me 55.99 dollarë për fuçi.
Revista Monitor, 19.09.2017