Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE bën gati investimin për Golemin e Vlorën

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të investojë 153 milionë lekë për ndërtimin e rrjeteve elektrike në Golem dhe Vlorë. Kompania ka hapur dy procedura për tenderim, përkatësisht me fondet limit 79.5 milionë lekë dhe 73.5 milionë lekë.

Projekti i rrjetit elektrik të zonës së Golemit përmban linjat e tensionit të mesëm 20kV dhe kabina transformacioni me tension 20.0.4kV. Ndërhyrja konsiderohet e domosdoshme për shkak të gjendjes së keqe teknike, të mbingarkuar dhe me humbje të larta.

Zona prej 4  km² shtrihet nga Shkëmbi i Kavajës deri në Qerret dhe përfshin rreth 12 mijë abonentë, numër që pritet të rritet ndikuar nga zhvillimi intensiv i ndërtimeve në zonën bregdetare.

Ndërkohë në Vlorë, OSHEE ka përgatitur projektin për ndërtimin e rrjetit të tensionit të mesëm, i cili përshin edhe ndërtimin e disa kabinave të transformacionit dhe rikonstruksionin e kabinave ekzistuese.

Kabinat shtesë do të vendosen në pika të caktuara, me qëllim uljen e ngarkesave.

Procedurat janë të hapura deri më datë 10 tetor, ndërsa punimet për këto projekt do të zgjasin 4 muaj nga dorëzimi i sheshit.

Scan Tv,  18.09.2017