Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP: Kontratat për operimin dhe mirëmbajtjen jepen në 2018

Luca Schieppati, drejtori manaxhues i TAP u shpreh se procesi i prokurimit të kontratave për operimin dhe mirëmbajtjen e gazsjellësit tashmë ka nisur. Megjithatë, pritet që shumica e kontratave afatagjata të jepen vitin e ardhshëm.

Një nga këto kontrata përfshin edhe atë me “Albgaz”, kompaninë e gazit me aksioner 100% shtetin shqiptar, për shërbimin e mirëmbajtjes së gazsjellësit në territorin e vendit.

Vetë kompania shqiptare shprehej se priste të mbyllte marrëveshjen me TAP brenda këtij viti, por ende nuk kishte marrë detajet e punimeve, operacioneve, mirëmbajtjes, strategjisë e filozofinë nga TAP.

Një arsye për shtyrjen e afateve të kontraktimit mund të jetë edhe çështja e financimit të gazsjellësit, për të cilën Schieppati u shpreh se pret të sigurojë fonde nga një numër institucionesh si BERZH, BEI si edhe nga agjenci të ndryshme eksport-krediti të vendeve të OECD.

Ndërkohë, kontratat e prokurimit të mjeteve dhe ato të ndërtimit u dhanë nga kompania në vitin 2016. Pas më shumë se 16 muajsh, TAP konsiderohet 50% i përfunduar në tre vendet e përfshira, ndërsa në Greqi e Shqipëri punimet kanë përfunduar në masën 71%.

Scan Tv,  16.09.2017