Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjobiten 62 karburante dhe hotele

Përgjatë muajit gusht, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjobitur 62 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike.

Vlera e gjobave varion nga 50 mijë deri në 1.5 milion lekë, sipas të shkeljeve të konstatuara, ndërkohë që për disa subjekte është ndaluar ushtrimi i aktivitetit, pasi këta të fundit nuk dispononin dokumentacionin e  nevojshëm. Po ashtu, për 1 subjekt është vendosur gjobë në masën  2.250.000 lekë, duke qenë se rezulton përsëritës në shkeljet e konstatuara.

Shkaqet për vendosjen e gjobave janë të ndryshme sipas subjekteve, duke filluar që nga mungesa e kushteve teknike, mosregjistrimi i pajisjeve nën presion e deri te mungesa e projektit teknologjik të rezervuarit të gazit.

Ndër subjektet e gjobitur, përveç pikave të karburantit ka edhe restorante apo hotele, ndërkohë që vlera totale e gjobave kap shifrën e 16.9 milion lekëve.

Numri i subjekteve të ndëshkuar ka pësuar rritje në krahasim me muajin korrik, ku u gjobitën 50 subjekte, me një vlerë totale prej 10.7 milion lekë.  Po ashtu, në krahasim me 7-mujorin e parë të vitit, numri i subjekteve të penalizuar është në rritje të ndjeshme, duke qenë se përgjatë gjithë kësaj periudhe u gjobitën në total 72 operatorë.

Në periudhën e verës Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial intensifikoi kontrollet si pasojë e temperaturave të larta dhe shpërthimit të një depozite gazi në një kompleks turistik në Velipojë.

Scan Tv,  16.09.2017