Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Shell” i jep dritën jeshile makinave elektrike

Royal Dutch Shell, që është operatori më i madh në botë për shpërndarjen e karburanteve, ka njoftuar dy lëvizje të reja, që hedhin dritë mbi planet e kompanisë për të ardhmen, por edhe për vetë të ardhmen e sektorit.

Së pari, kompania ka njoftuar se do të instalojë pika të karikimit të shpejtë të makinave elektrike. Së dyti, pas plot 100 vitesh, gjigandi anglo-holandez, njofton se është tërhequr nga nxjerrja e naftës nga Iraku.

Plani i parë, ai i instalimit të pikave të karikimit të makinave elektrike do të fillojë nga Europa dhe Kalifornia, dhe këto pika do të instalohen pranë pompave tradicionale të furnizimit me benzinë dhe naftë. Objektivi i kompanisë është që, brenda vitit 2025 të mbledhë 20% të të ardhurave nga pikat e furnizimit alternativ, jo vetëm elektrike, por edhe gaz, hidrogjen dhe biokarburant.

Shell i ka të gjitha mundësitë ta realizojë këtë, pasi ka më shumë pika karburanti seç ka pika McDonalds lokale nëpër botë, 43 mijë të tillë në 80 shtete të ndryshme. Shell bëhet kështu gjigandi i parë në sektor që vë bast te elektrikja.

Ndryshimi i planeve vjen edhe për shkak të bindjes së kompanisë se, çmimi i karburanteve do të mbetet i dobët përgjithmonë. Duke qenë se makinat elektrike janë kërcënimi më i madh për kompanitë e naftës, ky vendim i Shell përkthehet në një revolucion të mirëfilltë. Kompania ka dhënë një sinjal të qartë, dhe pritet që të tjerë ta ndjekin.

Scan Tv,  15.09.2017