Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kina ndalon makinat me karburant

Kina do të caktojë një datë për prodhuesit e makinave, për të përfunduar shitjet e automjeteve që përdorin lëndë djegëse fosile, një lëvizje që synon të nxisë kompanitë për të përshpejtuar zhvillimin e makinave elektrike për tregun më të madh në botë.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit deklaroi se Qeveria po punon me rregullatorët e tjerë mbi një afat kohor për të përfunduar prodhimin dhe shitjet.

Kjo lëvizje do të ketë një ndikim të madh në mjedisin dhe rritjen e industrisë së makinave në Kinë. Kjo do të bëjë që prodhuesit lokalë dhe globalë të zhvendosen drejt makinave elektrike, gjë që do të nxisë shitjen e tyre dhe reduktojë ndotjen.

Prodhuesi japonez Honda, ka lajmëruar se do të prezantojë një model elektrik për tregun kinez në vitin 2018.

Kina po përpiqet të mbajë premtimin për të limituar emetimin e gazrave ndotës deri në vitin 2030 dhe është vendi i fundit që planifikon të ndalojë makinat që përdorin lëndët djegëse fosile.

Mbretëria e Bashkuar deklaroi në Korrik se planifikon të ndalojë makinat që përdorin naftë dhe benzinë deri në vitin 2040, ndërsa Franca lajmëroi të njëjtën gjë, për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe arritur angazhimet e rëna dakord në marrëveshjen e Parisit.

Scan Tv,  11.09.2017