Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Cilësia e karburantit, Rama ka një paralajmërim të fortë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të fortë mbi cilësinë dhe çmimin e karburantit në vend.

I ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH të gazetarit Lutfi Dervishi, shefi i qeverisë ka pranuar se mbi këtë çështje ekziston një problem serioz.

Dervishi solli në vëmendje një investigim të kryer nga “PSE” ku cilësia e karburantit në raport me vendet fqinje rezultoi tepër e dobët.

Pjesë nga intervista:

Dervishi: Z. Kryeministër, ju përmendët Shellin dhe shkon me naftën. Unë kam studiuar për inxhinjeri nafte, por pyetja ime është krejt tjetër gjë. Disa studentë të gazetarisë kanë bërë një investigim të thjeshtë. Kanë marrë kampione nafte në 5 pika në Shqipëri dhe kampione nafte në shtetet fqinjë, në kufirin me Maqedoninë, Malin e ZI dhe Greqinë. Dhe këto janë dërguar tek një laborator i huaj pa etiketa se ku janë marrë. Rezultatet janë interpretuar nga dy ekspertë të pavarur dhe ka kanë qenë katastrofike.

Rama: Në ç’kuptim?

Dervishi: Në kuptimin që nëse do e vlerësojmë me yje, nafta në kufirin me Shqipërinë ishte 4.5 – 5 yje, ndërsa nafta në Shqipëri merrte 1 yll, ndërsa 2 kampione nuk ishin naftë fare. Dhe bëhet fjalë për përqindje squfuri alarmante, që për ta thënë shqip është helm që shkon në rrugët e Shqipërisë.

Rama: Po Shelli për çfarë i shpenzon këto para për naftë me një yll?

Dervishi: Nuk ishte fjala për Shellin, por ishte fjala për naftën që konsumohet sot nga konsumatorët në Shqipëri.

Rama: Më fal, kërkoj ndjesë. Patjetër që ka një problem serioz në këtë aspekt dhe, edhe për këtë ne jemi përgatitur shumë seriozisht për të ristrukturuar rrënjësisht të gjithë skemën e kontrollit të naftës dhe për të shfrytëzuar një kontratë të trashëguar me një kompani të huaj që markon apo shënjon naftën dhe për të avancuar në këtë aspekt me futjen e teknologjisë së re qysh në hyrje të naftës në gjithë rrugën që pastaj përshkohet deri kur vjen tek makina. Kështu që ndjesë sepse nuk e kuptova në fillim pyetjen.

Gazeta Tema,  11.09.2017