Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pas 2040, Franca nuk do prodhojë më naftë

Franca planifikon që këtë vit të kalojë një ligj që do të hapë shumë debate. Ligji në fjalë parashikon ndalimin e eksplorimit dhe prodhimit të naftës e gazit në territorin tokësor dhe atë detar duke filluar prej vitit 2040.

Franca do të bëhej vendi i parë që ndërmerr një vendim të tillë drastik. Projektligji tashmë është gati dhe pritet të prezantohet shumë shpejt.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon ta bëjë vendin e tij të çliruar nga gazrat e karbonit brenda 2050.

Në vitin 2040 ndërkohë, Franca planifikon që t`i japë fund edhe shitjes së autoveturave me motor me djegie, ashtu si një sërë shtetesh të tjera, kryesisht europiane.

Vendimi, paçka se është drastik, është mjaft simbolik, pasi Franca prodhon vetëm 6 milionë fuçi naftë në vit, ose 1% të asaj që vendi konsumon. Ligji nuk do të ndalojë importin dhe përpunimin e naftës në vend.

Scan Tv,  07.09.2017