Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lu: TAP do e çlirojë Europën nga gazi rus

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu deklaroi se gazsjellësi TAP dhe degëzimi në Ballkan për projektin e ri IAP që pritet të ndërtohet do të çlirojë Europën nga gazi rus.

Diplomati amerikan theksoi se Ballkani njihet për luftërat mes fqinjëve, por gazsjellësi IAP është i rëndësishëm, pasi mbështetet në bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë.

Gazi ka të bëjë me pushtetin. Në luftojmë për korridorin, pasi do të ndihmonte në bashkëpunim mes vendeve në Ballkan, por do të çlirojë Europën nga varësia e gazit rus.

Shqipëria luan një rol kryesor për gazsjellësin dhe ne jemi shumë pranë përmbushjes së kësaj ëndrre.

SHBA e ka mbështetur gjithmonë këtë korridor, së bashku më interkonjeksion Greqi-Bullgari, do të rrisë shumëllojshmërinë e furnizimit me energji për vendet e Ballkanit.

Në Shqipëri qeveritë kanë treguar mbështetje për TAP, nuk ka simbol më të fuqishëm për integrimin në BE.

Për konsumatorët shqiptar, e ardhmja sjell mundësi për investime të reja. Shqipëria shpenzoi mbi 80 mln Dollarë për energjinë këtë verë, ndërsa tani do të paguajnë më pak.

Ballkani njihet për luftërat mes fqinjëve, gazsjellësi IAP është i rëndësishëm, pasi mbështetet në bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë.

Për këtë arsye keni mbështetjen e SHBA” deklaroi Lu.

Projekti IAP, Vlahutin: BE është muskuli pas këtij projekti
Edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Romana Vlahutin theksoi rëndësinë e veçantë të këtij projekti dhe mbështetjen nga Bashkimi Europian.

Vlahitin u shpreh gjithashtu se projekti i ri do të rrisë edhe investimet në Shqipëri dhe në Ballkan.

BE është muskuli pas këtij projekti. Jemi të kënaqur për ecurinë për projektet e gazit në Shqipëri dhe në rajon.

Gazifikimi i Kroacisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, interesat dhe përfitimet janë të qarta për Shqipërinë dhe Ballkanin.

Në muajt e fundit në Shqipëri mbështetja te energjia hidrike ka pasur pasoja, prandaj duhet të kalojë në kanale të ndryshme furnitore.

Gazifikimi i Ballkanit i bën venet jo vetëm më të ndërlidhura, por edhe më afër BE.

Reforma në energji, jo vetëm që sjell përfitime për Shqipërinë, por janë edhe mundësi për investime të reja.

Ne mirëpresim bashkëpunimin mes vendeve të BE, pasi shton shanset  e interesave më të mëdha të investuesve.

Investimet për Ballkanin do të sjellin edhe grante deri në 6 mln euro. BE do të mbështesë investimet për të gjitha vendet” deklaroi Romana Vlahutin.

Gjiknuri: Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Kroacia pjesë e projektit
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij deklaroi se Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Kroacia janë pjesë e projektit të gazsjellësit, ndërsa shtoi se kemi besim se do të gjendet mbështetja për projektin “Ionian Adriatic Pipeline”.

Takimi i sotëm do të bëjë të mundur për një qëndrim të unifikuar, duke demonstruar këtë mbështetje.

Shpresojmë mbështetje nga SHBA dhe nga BE. Qeveria ka mbështetur projektin TAP, që deri tani është kompletuar 50%.

Siguria energjetike në rajon dhe europë ka marrë një rëndësi jetike. Prodhimi i energjisë në Shqipëri bazohet në burime hidrike, por zvogëlimi i reshjeve që parashikohet, përfshirja e gazit përbën një drejtim të rëndësishëm për rritjen e prodhimit të energjisë në vend dhe sigurisë.

Jo vetëm TAPP, por edhe projekti i ri IAP siguron një zgjidhje realiste në rajon dhe rrit stabilitetin në rajon.

Projekti IAP ka hasur barriera, pasi duhet të mbështet nga dy vende të BE” tha ministri.

Ministrja malazeze: Projekti ka rëndësi të veçantë
Ndërsa ministrja e Energjisë së Malit të Zi, deklaroi se “IAP nuk është vetëm një projekt, por mënyra e vetme për të zgjidhur kufijtë e ofrimit të energjisë për Malin e Zi.

Është një mundësi për ne, gazi është i një rëndësie të veçantë, BE na ka mbështetur” përfundoi ajo.

Projekti i gazsjellësit IAP, synon furnizimin me gaz të vendeve të Ballkanin Perëndimor, ndërsa degëzimi do të bëhet në Shqipëri.

Shqiptarja.com  08.09.2017