Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pogradec, dy punonjës të ujësjellësit i zë korrenti

Dy punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve në fshatin Tushemisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike duke punuar te pompa e ujit.

Sipas policisë, I.K. rreth 58 vjeç dhe D.K. rreth 38 vjeç, banues të dy në fshatin Memelisht duke punuar tek pompa e ujit aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Dy punonjësit kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit u nisën në Tiranë, për një mjekim më të specializuar ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shqiptarja.com  06.09.2017