Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italia: Mungesa e energjisë nuk e cënon jetën

Për Gjykatën Supreme lidhjet abuzive të energjisë elektrike nuk justifikohen me varfërinë.

Ata që dëmtojnë rrjetin elektrik dhe abuzojnë me energjinë me pretendimin se nuk kanë para për të paguar faturat nuk kanë të drejtën e faljes pasi elektriciteti nuk është një e mirë jetike.

Ky ishte vendimi i arsyetuar i Gjykatës në Itali duke konfirmuar dënimin e një gruaje për vjedhje të energjisë elektrike në Pulja, e cila ishte deklaruar e papunë.

Sipas gjykatës furnizimi me energji elektrike është një oportunitet por nuk e cënon jetesën. “Mungesa e energjisë elektrike nuk përbën një rrezik jetik për një person siç mund të jetë për shembull uji i pijshëm” thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.

Shqiptarja.com  06.09.2017