Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Shtyhet afati i pagesës me këste

Me propozim të OSHEE, Këshilli Mbikqyrës miratoi shtyrjen e afatit për skemat lehtësuese të pagesës me këste për abonentët familjarë dhe jo-familjarë.

Konkretisht u vendos afati i vlefshmërisë deri me 31 Dhjetor 2017, të së drejtës për të hyrë në marrëveshje për pagesën me këste të detyrimeve te prapambetura, përfshirjen në këto skema të detyrimeve të krijuara nga 1 Janar 2007 deri në 31 Dhjetor 2016, për klientët e OSHEE sh.a sipas kategorive:

a) Konsumatorët Familjarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, duke përfituar reduktim kamatëvonese në masën 70%, bazuar në Vendimin Nr. 59 datë 19.12.2016.

b) Konsumatorët familjarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit me këste fikse mujore me vlerë 2.800 (dymijëetetëqind) lekë, bazuar në Vendimin Nr. 59 date 19.12.2016.

c) Konsumatorët Familjarë të kategorisë Ndihma Ekonomike, Pensionist Kryefamiljarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit me këste fikse mujore me vlerë 1.200 (njëmijëedyqind) lekë, bazuar në Vendimin Nr. 2 datë 10.02.2017.

d) Konsumatorët JoFamiljare që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, duke përfituar reduktim kamatëvonese në masën 50%, bazuar në Vendimin Nr. 59 datë 19.12.2016.

e) Konsumatorët JoFamiljarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit, me këste fikse mujore, bazuar në Vendimin Nr. 17 datë 10.05.2016.

f) Përfshirjen e detyrimeve të krijuara në 2016 nga fatura sistemuese, fatura testim matësi ose gjendje në matës, në akt – marrëveshjet ekzistuese për kategorinë e klientëve “Familjarë” dhe “JoFamiljarë” bazuar në Vendimin Nr. 2 datë 10.02.2017.

g) Skema e Reduktimit të kamatë vonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 100 lekë për konsumatorët e kategorisë biznes i vogël të cilët janë debitor kundrejt Oshee sh.a. vetëm për vlerën e kamatëvonesës, bazuar në Vendimin Nr. 2 datë 10.05.2016.

h) Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët Buxhetorë – Jo Buxhetorë reduktim Kamatë Vonesë në masën 50% në rast të pagesës së mënjehershme, bazuar në Vendimin Nr. 59 datë 05.10.2015.

i) Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët Buxhetorë – Njësitë e Qeverisjes Vendore (Bashkitë), bazuar në Vendimin Nr. 59 datë 05.10.2015.

Vlefshmëria e Ofertës është 31 Dhjetor 2017. Për më tepër drejtohuni pranë zyrave të Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE

energjia.al  05.09.2017