info@energjia.al

Me propozim të OSHEE, Këshilli Mbikqyrës miratoi shtyrjen e afatit për skemat lehtësuese të pagesës me këste për abonentët familjarë dhe jo-familjarë.

Konkretisht u vendos afati i vlefshmërisë deri me 31 Dhjetor 2017, të së drejtës për të hyrë në marrëveshje për pagesën me këste të detyrimeve te prapambetura, përfshirjen në këto skema të detyrimeve të krijuara nga 1 Janar 2007 deri në 31 Dhjetor 2016, për klientët e OSHEE sh.a sipas kategorive:

a) Konsumatorët Familjarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, duke përfituar reduktim kamatëvonese në masën 70%, bazuar në Vendimin Nr. 59 datë 19.12.2016.

b) Konsumatorët familjarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit me këste fikse mujore me vlerë 2.800 (dymijëetetëqind) lekë, bazuar në Vendimin Nr. 59 date 19.12.2016.

c) Konsumatorët Familjarë të kategorisë Ndihma Ekonomike, Pensionist Kryefamiljarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit me këste fikse mujore me vlerë 1.200 (njëmijëedyqind) lekë, bazuar në Vendimin Nr. 2 datë 10.02.2017.

d) Konsumatorët JoFamiljare që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, duke përfituar reduktim kamatëvonese në masën 50%, bazuar në Vendimin Nr. 59 datë 19.12.2016.

e) Konsumatorët JoFamiljarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit, me këste fikse mujore, bazuar në Vendimin Nr. 17 datë 10.05.2016.

f) Përfshirjen e detyrimeve të krijuara në 2016 nga fatura sistemuese, fatura testim matësi ose gjendje në matës, në akt – marrëveshjet ekzistuese për kategorinë e klientëve “Familjarë” dhe “JoFamiljarë” bazuar në Vendimin Nr. 2 datë 10.02.2017.

g) Skema e Reduktimit të kamatë vonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 100 lekë për konsumatorët e kategorisë biznes i vogël të cilët janë debitor kundrejt Oshee sh.a. vetëm për vlerën e kamatëvonesës, bazuar në Vendimin Nr. 2 datë 10.05.2016.

h) Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët Buxhetorë – Jo Buxhetorë reduktim Kamatë Vonesë në masën 50% në rast të pagesës së mënjehershme, bazuar në Vendimin Nr. 59 datë 05.10.2015.

i) Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët Buxhetorë – Njësitë e Qeverisjes Vendore (Bashkitë), bazuar në Vendimin Nr. 59 datë 05.10.2015.

Vlefshmëria e Ofertës është 31 Dhjetor 2017. Për më tepër drejtohuni pranë zyrave të Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE

energjia.al  05.09.2017

Ndryshe nga vendet e tjera të përfshirë në projektin e Korridorit Jugor të Gazit, ku TAP është pritur si një investim madhor jo vetëm për gazifikimin, por mbi të gjitha për ekonominë, në Itali ky projekt ka hasur gjithmonë kundërshtime.

Duke filluar nga shkulja e ullinjve, ndotja e mundshme e plazhit, ndalimi i punimeve gjatë sezonit veror, TAP është shoqëruar me kundërshtimet e italianëve në çdo hap.

“Rreziqe jashtëzakonisht të mëdha. Shpërthime e zjarre. Sidomos në zonat fortësisht të prekura nga dora e njeriut, siç është vendi ku synohet të ndërtohet terminali”, kështu shkruante një nga ekspertët më të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë energjitike, në lidhje me shkarkimet në terminalin pritës që TAP ka projektuar në marrëveshje me qeverinë italiane.

“Imazhi mediatik fillestar kundër TAP në parime, nga ambientalistë të ekzaltuar për të mbrojtur disa pemë nuk gjen më baza”, shkruan ‘L’Espresso’, pjesë e grupit ‘Repubblica’. “Sepse ta kthesh çfarë po ndodh në Melendugno në një çështje ullinjsh të cilët do të shkulen e do të rimbillen, është e barabartë me të bërit të pakuptueshëm. Në lojë janë demokracia, shëndeti dhe siguria”, shkruan artikulli.

Shkrimi i gjatë i të përjavshmes vijon duke përshkruar hap pas hapi procesin që projekti i TAP ka ndjekur deri në miratim, duke përmendur se falë bashkëpunimit të katër qeverive (duke nisur nga Monti e deri tek Renzi), gazsjellësi ka evituar së paku një referendum publik.

Artikulli, që mban qëndrim kundër ndërtimit, pretendon se rreziqet lidhur me stacionin pritës të gazsjellësit janë katastrofike. “Më pak katastrofikja, në rast mirëmbajtjeje, konsiston në një re avulli të paizoluar, e cila mund të shpërthejë. Më katastrofikja ka të bëjë me disa re avujsh të paizoluara, të cilat duke u përzier me ajrin do të formonin një mishelë eksplozive, e cila mund të ndizet edhe me një shkëndijë cigareje”.

Sipas “L’Espresso”, TAP gjithsesi do të përpiqet të ndërtojë konsensusin duke financiar ndërmarrjet lokale duke ftuar qytetarët të dialogojnë përmes telefonit dhe duke blerë hapësira publicitare në radio dhe gazeta. Qeveria, e ndalur në vendimin për ta ndërtuar atje, kërkon gjithsesi të dialogojë duke organizuar një tavolinë ndërinstitucionale mbi TAP. Megjithatë, kryetari i bashkisë së Melendugnos deklaron se nuk është ftuar kurrë.

“Siç e ka thënë shpesh Renzi, ‘bëhet fjalë vetëm për një tub’. Për t’u ndërtuar në emër të Europës, por sipas mënyrës italiane”, përfundon artikulli.

Scan Tv,  09.05.2017

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje të ndjeshme gjatë sesionit të së martës, duke marrë shtysë nga normalizimi gradual i situatës në shtetet e bashkuara të Amerikës.

Pas stuhisë së fuqishme që goditi vendin, rafineritë kanë rinisur punën. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.31 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.55 dollarëve për fuçi.

Gjatë muajve të fundit, luhatshmëria në tregje ka prekur nivele minimale, dhe tashmë spekulimet kanë dalë jashtë loje. Tregu po reagon vetëm ndaj situatës fizike, pra kërkesë-ofertës reale.

Scan Tv,  09.05.2017

Dy konçesione të tjera për hidrocentrale të vegjël janë njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Kjo e fundit ka hapur garën për dy vepra hidrike që do të ndërtohen në lumin e Suhës, në qarkun e Gjirokastrës. Hidorcnetralet do të ndërtohen njëri pas tjetrit përgjatë të njëjtit pellg ujëmbledhës.

Konçesioni i Suhës së Sipërme do ndërtohet në kuotën 520 m deri 374 m mbi nivelin e detit, burimi finacimit do të jetë privat dhe kohëzgjatja e kontratës do të bëhet për 35 vite.

Kurse hidrocentrali tjetër do të ndërtohet në kuotën 369 m – 253 m mbi nivelin e detit, lloji kontratës është i njëjtë me të parën dhe në të dyja rastet parashikohet ndërtimi, operimi dhe transferimi i veprës.

Fituesit do të shpallen më 29 shtator dhe kriteret e përzgjedhjes nisin me fuqinë e caktuar, tarifën konçesionare, analizën ekonomike, kapaciteitin financiar, ndikimi në mejdis, për të përfunduar me kohëzgjatjen e punimeve.

Gjatë vitit 2017 Ministria e Energjisë ka dhënë disa konçesione për HEC-e të vogla dhe qëllimi është shfrytëzimi i duhur i potencilait hidrik në vend.

Gazeta Dita,  05.09.2017

Rreth 15 pika tregtimi të karburanteve janë bllokuar këtë të hënë nga Bashkia e Elbasanit .

Aksioni erdhi pasi subjektet në fjalë nuk kishin paguar detyrimet për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Bashkia e Elbasanit u la afat një javë të gjitha subjekteve që të merrnin masa për të shlyer detyrimet dhe për të gjithë ata që nuk ju përgjigjën thirrjes, sot u mor masa e bllokimit.

Në territorin e Bashkisë Elbasan ushtrojnë aktivitetin 60 pika karburantesh.

Subjektet e bllokuara do të ruhen nga policia derisa të shlyejnë detyrimet për të evituar që të punojne ndërsa ende janë nën bllokim.

Bashkia Elbasan bën me dije se aksioni do të vijojë edhe në të gjitha pikat e shitjes së gazit për ngrohje.

Shqiptarja.com  09.05.2017

Konglomerati i njohur japonez “Toshiba” ka shënuar një humbje neto prej 965,7 miliardë jenësh (8,8 miliardë dollarë) në pasqyrën financiare të vitit të kaluar.

Kompania 142-vjeçare ka të ngjarë të përjashtohet nga Bursa e Tokios (TSE), pasi rezultatet e vonuara financiare u miratuan pjesërisht nga kompania e auditit “PricewaterhouseCoopers Aarata” (PCA).

Megjithatë, PCA-ja ka lëshuar një opinion të pafavorshëm lidhur me kontrollet e brendshme të “Toshiba”-s, pasi kompania ka pësuar humbje të mëdha që lidhen me njësinë amerikane të energjisë bërthamore “Westinghouse Electric”, tashmë jofunksionale.

Gjithashtu, në mars, “Toshiba” raportoi një vlerë neto negative prej 552,9 miliardë jen.

“Toshiba”, e cila është ende duke u përballur me frikën se mund të përjashtohet nga TSE-ja, po përpiqet të shesë njësinë e vet fitimprurëse për të mbledhur para.

Kompania do të çregjistrohet nga Bursa e Tokios nëse raporton një vlerë neto negative edhe për vitin e dytë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  05.09.2017