Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Anulohet konçesioni në Shebenik-Jabllanicë

DREJTORIA E KONCENSIONEVE, PROKURIMEVE, SHPRONËSIMEVE DHE PRIVATIZIMIT VENDIM Nr. 3 datë 16/8/2017 PËR ANULLIMIN E PROCEDURËS “DHENIE ME KONCESION E HIDROCENTRALIT “BUSHTRICA 4”

Në mbështetje te Ligjit nr. 125/2013 “Per koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, Nenit 24 te Ligjit nr. 9643 date 20.11.2006 “Per prokurimin publik” i ndryshuar, VKM nr. 575 datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar,

PËR ARSYE SE:

Zona e parashikuar për zhvillimin e projektit ne kuotat 1336-820 m.m.n.d në Lumi Bushtricës, sipas koordinatave përkojnë brenda territorit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, ku një pjesë e mirë bie edhe në zonën e përcaktuar si Nënzonë Qendrore e Rrajcës, me shkallën më të lartë të mbrojtjes dhe së fundmi edhe me zonën pyjor që u shpall nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës.

Si rrjedhojë, referuar Ligjit për Zonat e Mbrojtura datë Nr. 81/2017, datë 04.05.2017, Neni 16, pika 2 germa (c) nuk mund të lejohet asnjë lloj aktiviteti njerëzor. VENDOS: Anulimin e procedurës konkurruese “Dhënie me koncesion e hidrocentralit “Bushtrica 4”.

energjia.al  29.08.2017