Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE tenderon 1.6 mln euro import

Kriza vendase e prodhimit të energjisë e ka vënë me shpatulla për “muri” Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, i cili në kushtet e emergjencës ka bërë një tender me vlerë 1.6 milionë euro për të siguruar energjinë e plotë deri në fund të ketij muaji.

Çmimi mesatar i blerjes ishte 67 euro për MW, nivel më i ulët se çmimi i bursës në këto ditë.

Gjithsej shpenzimet e OSHEE-se për blerjen e energjisë për muajin gusht shënuan 31.6 milionë euro. Në fund të korrikut OSHEE e tenderoi energjinë e gushtit me 29.9 milionë euro.

Vijimi i thatësirës edhe për muajin shtator është duke e vënë stabilitetin fiskal të vendit para një vështirësie serioze. Sipas shpenzimeve të kryera gjatë muajit gusht shihet se OSHEE nuk do të mund të përballojë e vetme harxhimet për importin. Teksa pritet që me formimin e qeverisë së re të ndryshojë buxheti i vitit 2017 për të akorduar tepricat buxhetore në favor të importit të energjisë.

OSHEE raprton se pasi u konsultua me KESH u pa se mundësitë e prodhimit për periudhën gusht 2017 janë të kufizuara. Ndërkohë vihet re një rritje e ngarkeses mbi parashikimet mbi të cilën u realizua blerja për muajin gusht 2017 në sasinë 434,000 MWh.

Në këto kushte OSHEE pas konsultimeve me KESh, OST dhe MEI vendosi të fillojë blerjen e një sasie shtesë energjie prej 35,200 MWh për periudhen 12-31 gusht 2017.

Duke qenë se nga ofertat e ardhura ne fazën e parë, nuk ishte arritur sigurimi i sasisë së kërkuar për të optimizuar portofolin ekonomik të OSHEE sh.a., Komisioni i Blerjes vendosi të negociojë më të gjitha kompanitë për të rritur sasitë dhe për të ulur çmimin për njësi.

Komisioni i blerjes vazhdoi procedurat e vlerësimit me 7 shoqëritë prodhuese/tregtare që paraqitën interes në raundin e fundit te procedurës se zhvilluar nga OSHEE. Fituesit ishin shoqerite “EFT AG”; “GSA shpk”; “GEN-I Tirana shpk”; “NOA Energy Trade”, “Devolli Hydropoëer –Statkraf”; “A&A Group of companies” dhe “HSE”.

Revista Monitor,  11.08.2017