Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Parqet e energjisë diellore, investim i ri në Korçë

Parqet fotovoltaike janë shndërruar në një trend për bizneset, të cilët pasi kanë ezauruar HEC-et, i janë kthyer impjanteve të tjera të prodhimit të energjsë nga dielli dhe era. Ministria e Energjitikës nuk po ndalet në dhënien e lejeve për parqet që në pjesën më dërrmuese të tyre kanë një kapacitet prodhues jo më shumë se 2 MW.

Së fundmi shoqëria “RTS” Sh.P.K., ka shprehur interesin  për  ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, në zonën në “Tren-Bilisht (Korçë)”.

Parku do të ketë një  sipërfaqe totale rreth 63,915 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 321,671,661 ALL ose rreth 2.4 Mil Euro.

Shoqëria “RTS” Sh.P.K. ka aplikuar për pajisjen me autorizim paraprak në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni”.

Ministria e Energjisë është në një fazë intensive të dhënies së lejeve për ndërtime HEC-esh dhe parqesh energjie diellore që prodhojnë me kapacitet 2 MË.

Prodhimi i energjisë prej ujit, diellit dhe erës po tërheqin së fundmi shumë investitorë. Përveç HEC-eve, shumë kërkesa janë drejtuar në Ministrinë e Energjetikës për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji të pastër nga dielli. Shqipëria si një vend 240-300 ditë diell në vit, nuk e ka të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet e diellit.

Eskpertët e energjisë e vlerësojnë të domsdoshme diversifikimin e prodhimit tëenergjisë, pasi 100% e prodhimit në vend kryehet nga HEC-et. Por edhe parqet e vogla të energjisë diellore nuk e zgjidhin ketë problem, teksa kosto e energjisë së diellit sipas çmimit të miratuar nga ERE e bën atë shumë të shtrenjë për përdorim nga konsumatorët vendas.

Revista monitor,  10.08.2017