Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konçesionet e HEC-eve, shpallen 3 fitues

Ministria e Energjitikës ka shpallur fituesit për dhënien me konçesion të tre hidrocentraleve të vegjël.

Dy prej tyre do të ndërtohen në Grabovë dhe i treti në lumin e Luses, në mat. Hidrocentrali “Grabova 1” do të ndërtohet nga një bashkim i përkohshëm i tre shoqërive dhe konçesioni është 35-vjecar.

Fuqia e instaluar është 14 mijë e 900 kilowat dhe investimi i kalon 2.3 miliardë lekë, pa TVSH. Kontrata është e tipit “ndërtim, operim dhe trasnferim”.

Hidrocentrali “Grabova 2” do të ndërtohet nga një tjetër bashkim kompanish. Fuqia e instaluar, e përcaktuar me prurjet është llogaritur 8.100 KW dhe i gjithë investimi privat është rreth 1.5 miliard lekë pa TVSH. Pas 35 vitesh vepra i kalon shtetit.

Edhe konçesioni i tretë, ai në lumin Luse të Matit është 35-vejçar. Ai do të ndërtohet gjithashtu nga një konsorcium dhe fuqia e instaluar është 6.380 KW.

Punimet do të zgjasin 18 muaj dhe investimi është 621 milionë lekë, pa TVSH. Në të treja rastet, kompanive i jepet 60 ditë kohë nga marrja e njoftmit të fituesit për të negociuar kontratën.

Hidrocentrali “Grabova 1”
Fitues  “GR Albania” SH.P.K., “Agna” Sh.A. dhe “Alb – Star” SH.P.K.;
Fuqia e instaluar 14.900 KW;
Zbatimi i punimeve 24 muaj;
Vlera e investimit 2.3 mld lekë, pa TVSH;
Konçesioni 35 vjet.

Hidrocentrali “Grabova 2”
Fitues “Vëllezërit Hysa” SH.P.K. dhe “Hydropower” SH.P.K.;
Fuqia e instaluar 8.100 KW;
Zbatimi i punimeve 24 muaj;
Vlera e investimit 1.48 mld lekë pa TVSH;
Konçesioni 35 vjet.

Hidrocentrali “Lusa”
Fitues “Idrol Energy” SH.P.K. dhe “Scotta” S.P.A.;
Fuqia e instaluar 6.380 KW;
Zbatimi i punimeve 18 muaj;
Vlera e investimit 621 mln lekë, pa TVSH;
Konçesioni 35 vjet.

Top Channel,  08.08.2017