Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vrasje e vjedhje, emri i tmerrit të karburanteve

Zbardhen detaje të reja për grabitësin e karburanteve që u arrestua dje dhe emrin e tij të vërtetë.

Sipas policisë Aleks Prifti 41 vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë ka grabitur me armë dhe dhunë, gjashtë pika në disa qytete të vendit, ndërsa ka tentuar edhe vjedhjen e një argjendarie.

I dënuar në Greqi, vjedhje e vrasje në Belgjikë
Por sipas burime të Report Tv, emri i vërtetë i tij është Agron Hoxha. Në qershor të 2017 ai ka dalë nga burgu në Greqi.

Është hetuar në Belgjikë për 100 vepra penale të këtij lloji. Është hetuar edhe si i dyshuar për një vjedhje me armë me pasojë vdekjen e një shtetaseje belge.

Në 2005 deri 2007 një grup prokurorësh belgë kanë hetuar së bashku me Policinë e Shtetit dhe drejtorinë e policisë Berat.

Në atë periudhë është i ushtruar kontroll në Ura Vajgurore nga prokurorë belg e policia e shtetit. I janë sekuestruar ora dore, bizhu, etj.

7 vjedhje me armë në 4 ditë në gusht
Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ai ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhë me armë një argjendari në qytetin e Lushnjes.

Shqiptarja.com  07.08.2017