Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Megaprojekti i energjisë diellore në shkretëtirë

Një konsorcium i zhvilluesve të energjisë së pastër ka aplikuar për një leje për të ndërtuar një impiant gjigand me energji diellore në skajet e Shkretëtirës së Saharasë. Ky central mund të lidhet me Europën përmes një sërë kabujsh nënujorë dhe mund të sigurojë energji për mbi 5 milionë shtëpi.

Projekti i TuNur kërkon të shfrytëzojë potencialin e pafundmë të Saharasë dhe jugperëndimit të Tunizisë për të prodhuar 4.5 GigaWatt energji.

Sipas Drejtorit ekzekutiv Kevin Sara, një sasi fillestare prej 250 MW mund të nisin punën dhe të lidhen me Europën përmes Maltës, duke nisur nga viti 2020. Rrjetet elektrike të Maltës dhe Italisë janë të lidhura përmes një linje 95 kilometra të gjatë, e cila u bë aktive në vitin 2015.

Faza e dytë e projektit parashikon ndërrimin e kullave me Energji Diellore të Përqendruar (CSP) me një kapacitet prej 2.25 GW, e cila do të lidhej me Italinë në jug të Romës, përmes një kabulli tjetër, i cili do të transmetojë 9 mijë GW në vit.

Ky kabull 600 kilometra i gjatë është nën zhvillim dhe konsiderohet një projekt me interes nga BE. Një kabull i tretë i ngjashëm do të lidhë Francën me Tunizinë dhe disa kulla të tjera do ta rrisnin kapacitetin në 4.5 GW të planifikuara.

TuNur e ka depozituar kërkesën pranë Ministrisë së Energjisë së Tunizisë dhe në të pretendon se energjia e prodhuar mjafton për të furnizuar 5 milionë shtëpi ose mbi 7 milionë automjete elektrike.

Europa ka aktualisht 100GW kapacitet energjie diellore fotovoltaike dhe kjo është forma e gjashtë më e madhe e prodhimit të energjisë elektrike, pas gazit natyror, erës, qymyrit, hidrocentraleve dhe energjisë bërthamore.

Nëse ky plan do të vihej në zbatim, atëherë edhe Brukseli do të mund të arrinte më shpejt synimin për të pasur 20% energji të rinovueshme.

Teknologjia e energjisë diellore të përqendruar (CSP) punon duke fokusuar rrezet e diellit në një kullë qendrore duke përdorur një sërë pasqyrash. Më pas kripa e shkrirë përdoret për të ruajtur energjinë.

Scan Tv,  05.08.2017