Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE cakton çmimin për energjinë nga dielli dhe era

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi që çmimi për energjinë që prodhohet nga impiantet fotovoltaikë të jetë në 100 euro/MwH, kurse për parqet eolikë 76 euro/Mwh.

Kjo vlen për impiantet fotovoltaikë me kapacitet të instaluar 2 MwH dhe për parqe eolike me kapacitet të instaluar 3MwH.

Vendimi

Për vitin 2017, çmimi për të gjithë kontraktuesit e ndërtimit të impianteve të jetë:

  1. a) për burimet e energjisë PV (Fotovoltaikët) në vlerën 100 Euro/MwH
  2. b) për burimet e energjisë nga era (Eolike) 76 Euro/MwH

Duke filluar nga viti 2018, për investimet në vijim, ERE, në bazë të grumbullimit të të dhënave, për sa u përket kostove reale të investimit, nëse rezultojnë të ndryshme nga parashikimet e VKM nr. 369 datë 26.4.2017, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla të rinovueshme nga dielli dhe era”, t’i propozojë MEI-t për përmirësimin dhe rishikimin e VKM.  Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë palët e interesuara për vendimin e Bordit të ERE-s

Mungesa e investimeve konkrete

ERE vlerëson se ka një seri kërkesash për investime konkrete në të dy llojet e prodhimit të energjisë si nga dielli dhe nga era, por ende nuk ka konkretizim dhe vlerësim të investimeve.

Gjithsesi, caktimi i çmimit bëhet në bazë të informacionit të pakët që disponohet.

“Aktualisht në Shqipëri nuk ka investime të kësaj natyre të impianteve me diell (PV) apo me erë (Eolik), dhe për këtë arsye ka një mungesë të theksuar të të dhënave lidhur me planet e biznesit dhe kostot shoqëruese, me qëllim kryerjen e një analize të saktë të kostove në kushtet e vendit tonë. Informacioni që disponojmë nga propozime të pakërkuara është se ka shumëllojshmëri analizash dhe kostosh, të cilat asnjëherë nuk kanë proceduar në investim konkret. Në këto kushte, referencat janë të bazuara në studimet që disponohen, dhe mbi bazën e këtyre studimeve, rezulton se orët e punës së impianteve me diell, ndryshojnë nga ato me erë dhe ky faktor, përbën edhe ndryshimin në llogaritjen e çmimit për të dy impiantet”,- thuhet në vendimin e ERE.

Aktualisht ky institucion është në pritje të një vendimi nga Konkurrenca.

Revista monitor,  03.08.2017