Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lezhë, zjarrfikësit nisin kontrollet për gazin

Shpërthimi nga rrjedhja e gazit në një resort në Velipoje ka sjellë në vëmedjen e autoriteteve rrezikun që iu kanoset qytetarëve nga bombolat e gazit.

Në Lezhë shërbimi Zjarrfikes sëbashku me insitucionet e tjera përgjegjëse ka intensifikuar kontrollet në pikat e tregtimit të bombulave të gazit. Ky fakt bëhet i ditur nga Shefi i PMNZH-së Agustin Pepkolaj sipas të cilit deri të tani nuk janë verejtur problematika.

 Agustin Pepkolaj: Ne kemi bërë një plan masash inspektimi dhe në sezonin turistik e forcojmë shumë këto masa. Nuk na rezulton që kemi probleme të mëdha.

Pepkolaj thotë se qytetaret duhet që të ndërgjegjsohen, duke i marrë bombolat e gazit vetem tek subjektet e liçensuara.

Megjithatë, edhe në Lezhë nuk kanë munguar rastet e shpërthimit të bombolave të gazit, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e njerëzve.

Ora News,  02.08.2017