Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tjetër park fotovoltaik në Fier

Korriku është mbyllur me një kërkesë të re, për një park fotovoltaik në zonën e Fierit.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri me dije se operatori që ka shprehur interes është “Hydro Valbona” sh.p.k.

Shoqëria ka aplikuar për  për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën në “Perëndim të fshatit Topojë (Fier)”me një sipërfaqe totale të projektit rreth 20,000 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 2.4 milion Euro.

Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit “Hydro Valbona” ka në objekt të saj prodhimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar burimet e energjisë të cilat gjenden në natyrë dhe janë të rinovueshme, si ajo hidrike, diellore, e erës, gjeotermale, e biomasës ose biogazit si dhe energjia nga mbetjet urbane.

Kërkesat e bëra në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për parqe fotovoltaike vetëm në korrik kanë regjistruar numrin pesë nga të cilat një në Shkodër, tre në Fier dhe një në Elbasan që në total e çojnë vlerën e projekteve të propozuara për ndërtim në 10.7 milionë euro.

Të gjithë parqet kanë një kapacitet të instaluar më pak se 2 megavat që nuk konsiderohen si koncesione të zakonshme duke mos kaluar në procedurat që kërkohet për këtë kategori.

Aktualisht për projekte nën 2 MW si për hidrocentralet edhe për parqet fotovoltaikë miratimi mund të jepet vetëm nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë duke lënë një periudhë konsultimi për palët e treta që shfaqin pretendime para miratimit të projektit.

Në rastin e koncesioneve tipike është e rëndësishme që të kalohen edhe hallka të tjera shtesë mes të cilave edhe dhënia e miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Revista Monitor,  01.08.2017