Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korçë, lidhje të paligjshme, arrestohen 2 persona

Dy persona ranë në prangat e policisë për shkak të lidhjeve të paligjshme të energjisë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Erjon Hëna, 35 vjeç, banues në fshatin Vloçisht-Maliq dhe

Gëzim Kupe, 32 vjeç, banues në Vashtëmi-Maliq.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në lagjen nr 10 në Korçë, dyshohet se kanë kryer rilidhje të energjisë elektrike, në mënyrë të paligjshme, për llogari të një televizioni kabllor, tek i cili këta shtetas punonin respektivisht si elektriçist dhe operator.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

energjia.al  31.07.2017