Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bombolat e gazit, në 7 muaj: 1 i vdekur, 20 të plagosur

Një i vdekur, 2 në rrezik për jetën, 20 të plagosur dhe mbi 4 milionë euro dëm ekonomik është bilanci i 13 shpërthime të bombolave të gazit përgjatë 7 muajve të parë të vitit 2017.

Rasti më i fundit i përket zjarri të një dite më parë ku nëVelipojë një resort turistik u përfshi nga flakët dhe shkak ishte bombola e gazit, ndërsa këto ngjarje nuk kanë munguar as në banesa private, pallate, biznese dhe pika shërbimi.

Ekspertizat e hetimeve të prokurorisë kanë nxjerrë se dëmi ekonomik përfshin dëmtimet në banesa, biznese, si dhe koston mjekësore të paguar nga shteti për të lënduarit në këtë periudhë dhe në të gjitha rastet ka rezultuar se bombolat ose kanë qenë jashtë parametrave teknik ose janë vendosur në shkelje ligjore.

Sipas legjislacionit në fuqi, bombolat metalike duhet të hiqen nga qarkullimi dhe të zëvendësohen me ato plastike, por situate në terren është alarmante ku nuk kanë munguar dhe pasojat.

Shqiptarja.com  31.07.2017