Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet interkonjeksioni nënujor Shqipëri-Itali

Për disa vite tashmë, ndërtimi i linjës së interkonjeksionit mes brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë pengohej nga komunat italiane të Polignano a Mare dhe Casamassima. Këto të fundit kundërshtonin projektin e ministrisë italiane të Zhvillimit Ekonomik dhe një shoqërie të grupit Enel.

Ky projekt parashikonte në veçanti shtrirjen në thellësi të detit Adriatik mes Shqipërisë dhe bregdetit të Puglias, një kabull elektrik për qarkullimin e rrymës elektrike, në mënyrë që të rritej fluksi i rrjeti kombëtar elektrik.

Këshilli i Shtetit italian, organi më i lartë që merret me zgjidhjen e çështjeve kushtetuese, i ka dhënë tashmë dritën jeshile realizimit të këtij investimi, nga ku përfitojnë të dy vendet.

Shkak për kundërshtimin e komunave puljeze ishte zgjedhja e caktimit të pikës së takimit të kabullit nënujor në një nga komunat, ndërsa në komunën tjetër ishte caktuar pozicionimi i stacionit të konvertimit dhe të lidhjes të tij me rrjetin elektrik kombëtar.

Këshilli i Shtetit vendosi se zgjedhjet teknike të projektit ishin të logjikshme, ndërsa kërkesat e komunave, ndonëse të drejta, nuk shfaqnin problematika të tilla sa për të përmbysur projektin origjinal.

Projekti nuk është i ri për Shqipërinë, përkundrazi, mundësia për ndërtimin e tij u diskutua në fillim të viteve ’80. Një linjë e tensionit të lartë (220 kV ose 400 kV) do të lidhte Durrësin me Barin dhe në të dy qytetet do të ndërtoheshin nënstacione të rrymës të vazhuar dhe të rrymës alternate. Për mungesën e fondeve ky projekt strategjik nuk u realizua.

Projekti mori përsëri vëmendje para disa vitesh dhe sipas përllogaritjeve të vitit 2015, investimi në këtë linjë interkonjeskioni mund të kapë një vlerë mbi 200 milionë euro.

Projekti do të shërbejë për të rritur kapacitetet gjeneruese të Shqipërisë dhe ato të transmetimit për plotësimin e nevojave të brendshme.

Scan Tv,  28.07.2017