Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, janë vendosur 40% e tubave tokësorë

Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) po vazhdon sipas parashikimeve.

“Rreth 40% e tubave janë vendosur në tokë në Greqi dhe Shqipëri, ose rreth 303 km nga 765 km në total. Kjo do të thotë se po ecet përpara drejt sigurimit të energjisë së qëndrueshme”, shprehen burimet zyrtare pranë TAP.
Në Shqipëri, të dhënat më të fundit flasin për rreth 113 km tuba që janë vendosur në varg, ndërsa rreth 100 kilometra tuba janë salduar. Për projektin në vendin tonë janë të angazhuar aktualisht më shumë se 2,800 punonjës, nga të cilët 84% e tyre janë shqiptarë.

Parashikohet që deri në fund të vitit 2017, rreth 50% e tubave të salduar të jenë shtruar në kanalin përkatës. Veprimtaritë e analizimit në seksionin detar planifikohen të nisin në prill të vitit 2018 dhe shtrirja e tubacionit detar në fund të vitit që vjen, në varësi të sigurimit të të gjitha lejeve vendore të nevojshme.

Vlera e investimit e projektit TAP llogaritet në rreth 4.5 miliardë euro dhe është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, prioritet i Bashkimit Europian. Sipas strategjisë së Komisionit Europian, çdo shtet anëtar duhet të ketë akses tek të paktën tre burime alternative gazi dhe furnizimi nga Deti Kaspik shihet si një mundësi e mirë.

Revista Monitor,  26.07.2017