Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, kontrolle për lidhje të paligjshme

Vijojnë kontrollet për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në të gjitha qytetet e vendit. OSHEE Tiranë ka shtuar kontrolle kryesisht gjatë natës, në bashkëpunim me grupet Task Forcë, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, duke bërë të mundur zbulimin dhe kapjen në flagrancë të 36 abonentëve që vidhnin energjinë elektrike gjatë muajit Korrik.

Nga këto vetëm në 24 orët e fundit janë kallëzuar në Prokuroi 6 abonentë, për vjedhje të energjisë në zonat e ndryshme të Tiranës. Këta abonentë furnizoheshin me energji jashtë sistemit matës.

Materialet me prova dhe procesverbalet e të proceduarve, ku më shumë se gjysma ushtronin aktivitet privat – biznes, i kanë kaluar për hetim organeve kompetente.

Scan Tv,  26.07.2017