Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tërhiqen nga tregu 350 mln fuçi naftë

Komiteti i Përbashkët Mbikqyrës i Ministrave të OPEC-ut dhe jo OPEC-ut vendosi zgjatjen e Deklaratës së Bashkëpunimit, e njohur dhe si “Marrëveshja e Naftës”, deklaroi ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, pas takimit të martën të këtij Komiteti në Shën Petërburg.

Ministri saudit i Energjisë Khalid Al-Falih tha se në bazë të marrëveshjes u tërhoqën nga tregu mbi 350 milion fuçi naftë, gjë që ndikoi në qëndrueshmërinë dhe ribalancimin e tregut.

Sipas ministrit rus Novak, nëse do të jetë e nevojshme marrëveshja do të shtyhet deri pas tremujorit të parë të vitit 2018.

Në fund të vitit 2016, vendet e OPEC-ut dhe jashtë kësaj organizate ranë dakord për tërheqjen nga tregu të 1.8 milion fuçive të naftës, për një periudhë 6 mujore, me synim rritjen kërkesës dhe të çmimit. Më pas u vendos zgjatja me 9 muaj e marrëveshjes, deri në fund të marsit të vitit 2018.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  25.07.2017