Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Britania hap rrjetin elektrik për bateritë

Qeveria britanike ka bërë publike planet për të ndihmuar konsumatorët dhe industrinë të kursejnë deri në 40 miliardë paund nga faturat e tyre duke e hapur rrjetin e energjisë ndaj mjeteve të ruajtjes me bateri, duke stimuluar centralet energjetike me ndotje të ulët.

Departament për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale ka shpallur planet për të investuar 246 milionë paund në kërkim për teknologji baterish.

Pjesë e planit janë edhe disa amendime në ligje, të cilat do të përcaktonin ruajtjen e energjisë dhe do t’i lejonin investitorët të mbështesnin projekte të tilla. Ligji aktual nuk ka një definicion për bateritë, të cilët shihen si gjeneratorë por edhe përdorues të energjisë.

Investimi në bateri do të kryhet përgjatë 4 viteve dhe do të përfshijë një program konkurrueshmërie për të nxitur kërkimet dhe avancimin në këtë teknologji.

“Elementi i parë do të jetë një konkurs i drejtuar nga Këshilli i Inxhinierisë dhe Kërkimit të Shkencave Fizike, që do të bashkojë mendjet dhe kapacitetet më të mira së bashku për të krijuar Institutin e Baterisë”, tha Ministri i Biznesit, Greg Clack.

“Duhet të sigurohemi që të gjejmë dhe përfitojmë nga mundësitë për të punuar në mënyrë për produktive”, shtoi ai.

Nisma është vlerësuar edhe nga institucionet e tjera energjetike në vend, si një drejtim i qartë për të siguruar një sistem energjetik të sigurt, fleksibël dhe me emetime të ulëta karboni. Duke përdorur eficiencën dhe inovacionin, do të ndihmojë të ulë kostot e faturave.

Scan Tv,  25.07.2017