Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Administrativja pezullon auditimin e KLSH-së për Albpetrolin

Gjykata e Shkallës së Parë Administrative urdhëroi pezullimin e auditimit të KLSH për ndërmarrjen shtetërore Albpetrol

Prej një muaj KLSH ka nisur auditin në Albpetrol.

Inspektorët e KLSH u penguan që të kontrollonin në kompani nga administratori Endri Puka.

Albpetrol i është drejtur Gjykatës Administrative për marrjen e masës të pezullimit të përkohshëm të veprimtarisë për auditimin në KLSH

Argumentat që ngre Alpetrol në Gjykatë janë se në muajin shtator kompania do nis procedurat e privatizimit

Sipas Alpetrol, prania e audituesve të KLSH dhe përpilimi I raporteve me shkelje nga ana e KLSH, do të sjellë prishjen e imazhit të kompanisë Alpetrol dhe rrezikimin e dështimit të privatizimit të kësaj kompanie

Ndërsa KLSH ka pretenduar në sallën e gjykimit se KLSH është institucion shtetëror kushtetues që ka për kompetencë të ushtroj kontrolle tek institucionet shtetërore, që paguhen me fondet e buxhetit të shtëtit.

KLSH kërkoi para gjykatës Administrative të SHkallës së parë që për këtë cështje të shpallen moskompetenca dhe të ndërpritej plotësisht gjykimi, por gjykata rrëzoi këto pretendime dhe vendosi të pezulloi totalisht auditimin e KLSH në ndërmarrjen shteterore Alpetrol.

Juristet e KLSH tha se ky vendim mund të krijoi precedent të rrezikshëm, pasi cdo institucion shteteror ku KlSH do te shkoj të kryej auditime mund ti dtrejtohet gjykstës dhe të pezulloj veprimtarinë ligjore dhe kushtetuese që ka KLSH për auditimin e fondeve për buxhetin e shtetit dhe institucionet buxhetore.

Shqiptarja.com  25.07.2017