Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Procedohen disa abonentë për vjedhje energjie

Vijojnë kontrollet për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në të gjitha qytetet e vendit.  Konkretisht, nga kontrollet e OSHEE Burrel janë konstatuar abonentë që vidhnin energjinë elektrike, përmes ndërhyrjes në matës dhe lidhjes së paligjshme direkt nga linja.

Kështu, janë kallëzuar në prokurori dhe shoqëruar në polici shtetasit: F. K. dhe S. K.  njësia Kastriot, Dibër; Gj. D., Mirditë; A. J. dhe Gj. D. nga Dibra; T. B. dhe M. Rr. nga fshati Lenjë, njësia Krastë; Xh.M. dhe P. M. nga Ostreni i Madh; A. T. nga Dohoshisti.

Gjithashtu, policia e Burrelit ka arrestuar një grup prej 4 personash, dy nga Tirana dhe dy nga Tropoja, me akuzën e vjedhjes së transformatorëve në periudha të ndryshme.

Scan Tv,  24.07.2017