Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC dhe prodhues të tjerë takohen në Rusi

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të parë të kësaj jave, duke reflektuar kështu optimizëm në pritje të takimit të vendeve prodhuese të OPEC dhe disa prodhuesve jashtë organizatës. Takimi do të fokusohet kryesisht te rritja e prodhimit të naftës në Nigeri dhe Libi.

Në çelje të sesionit të së hënës, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.18 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.84 dollarëve për fuçi. Të dy benchmarkët ranë me thuajse 1.5 dollarë gjatë së premtes, pas parashikimeve të një firme konsultimi, ku flitej për një rritje të prodhimit nga vendet e OPEC.

Takimi i prodhuesve do të zhvillohet ditën e Hënë në Shën Petersburg të Rusisë, dhe pritet që gjatë sesionit të sotëm, çmimet të luhaten ndjeshëm, në varësi të lajmeve që do të vijnë nga takimi.

Scan TV,  24.07.2017