Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëmtohet linja energjitike në Gjirin e Lalzit

Fshati Lure në Gjirin e Lalzit ka mbetur sot pa drita.

Shkak për këtë është bërë dëmtimi i  linjës së tensionit të mesëm pjesë e fidrit të F7 që lidh nënstacionin Sallmone me Gjirin e Lalzit.

Ky dëmtim i linjës erdhi si pasojë e rënies së një zjarri në zonën Hamallaj.

Grupet e OSHEE Durrës po marrin masat e nevojshme për rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike në zonë.

Shqiptarja.com  24.07.2017