KOSTT, punime në linjën Prizren-Rahovec
Operatori i Sistemit dhe Transmisionit (KOSTT) njofton se të dielën do të realizohen punime për pastrimin/prerjen e vegjetacionit të rritur përgjatë trasesë së largpërçuesit të tensionit të lartë që lidhë nënstacionin Prizreni 2 me nënstacionin Rahoveci.
“Për të krijuar kushte të sigurisë në punë, largpërçuesi në fjalë do të ç’kyqet, prandaj gjatë intervaleve kohore të lartëcekura, qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni 110/35/10 kV Rahoveci nuk do të kenë furnizim me energji elektrike (parashikohet 18 MWh/h)”, thuhet në një njoftim të KOSTT-it.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës, prandaj KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët.
Agjensia e lajmeve ekonomia, 22.07.2017