Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqi-Qipro, tensione për eksplorimin për naftë

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Qipros janë tensionuar sërish duke rrezikuar një destabilizim të rajonit. Kësaj radhe, shkak është bërë nafta.

Dy javë më parë, Turqia dërgoi dy anije dhe një nëndetëse për të monitoruar procesin e shpimit në det nga francezët e Total dhe italianët e Enit për llogari të qeverisë qipriote në lindje të Mesdheut.

Duket se Turqia nuk do ta kapërdijë një fakt të tillë, duke i konsideruar ujërat në të cilat po eksplorohet për naftë si ujëra territoriale të Turqisë.

Që prej vitit 1974, kur Turqia pushtoi pjesën veriore të ishullit marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë tejet të tensionuara. Së fundmi, ka qenë kryeministri turk, Binali Yildirim, ai i cili paralajmëroi Qipron për lëvizjet e saj për eksplorim nafte në lindje të Mesdheut.

Sipas Yildirim, këto lëvizje janë të rrezikshme dhe të parakohshme. Kryeministri turk i bëri këto deklarata gjatë një ceremonie në kryeqytetin e Qipros, Nicosia në përvjetorin e 43-të të pushtimit turk të pjesës veriore të ishullit.

Turqia pretendon se burimet natyrore përreth ishullit i takojnë të dyja palëve. Tensionet për gazin dhe naftën u shfaqën menjëherë pas dështimit të negociatave për bashkimin e ishullit më 7 korrik.

Scan Tv,  21.07.2017