Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në rritje, në pritje të OPEC

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje të lehtë gjatë sesionit të fundit të javës, në pritje të takimit të radhës së vendeve të OPEC javën e ardhshme.

Pavarësisht kësaj, nafta Brent e londrës vijon të mbetet ende poshtë nivelit të 50 dollarëve për fuçi.

Gjatë sesionit të kaluar, për të parën herë pas 6 javësh, benchmark-u ndërkombëtar arriti të thyejë përkohësisht këtë nivel.

Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 49.40 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.99 dollarëve për fuçi.

Të dy benchmark-ët prekën nivelet e tyre rekord maksimale që prej muajit qershor gjatë së enjtes.

Scan Tv,  21.07.2017