Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet rregullorja e re për kompanitë e gazit

Përmes një rregulloreje të re të miratuar këtë muaj, Këshilli i Ministrave ka ashpërsuar ndjeshëm gjobat ndaj kompanive të furnizimit me gaz, që nuk respektojnë kushtet teknike dhe të sigurisë ndaj konsumatorëve.

Gjobat do të vendosen nga Enti Rregullator i Enegjisë. Shkalla e gobave të reja shkon nga 0,1% deri në 0,5% të të ardhurave vjetore të vitit paraardhës të subjektit që kryen shkeljet.

Me gjoba do penalizohen një seri shkeljesh, që nisin nga mosrespektimi i rregullave të cilësisë, te ato të sigurisë teknike, deri te mospublikimi i të dhënave të nevojshme për konsumatorët.

Me gjobë do të penalizohet edhe mospublikimi i informacionit për tarifat dhe kushtet e përgjithshme të aksesit në rrjet, ashtu si dhe refuzimi i paraqitjes së të dhënave, informacioneve, raporteve periodike apo dërgimi me vonesë i tyre nga ana e kompanive.

Rregullorja e re parashikon edhe aplikimin e gjobës progresive për çdo dite vonesë, e cila gjithsesi nuk mund të kalojë vlerën e gjobës fillestare, ose vlerën maksimale të saj.

Scan Tv,  21.07.2017